Franca, premtimi më "hot" për kualifikimin
Triumfi i Francës ndaj Ukrainës dhe kualifikimi në botërorin e Brazilit është shoqëruar me festë dhe sigurisht me harrimin e polemikave të shumta në këto dy vite të fushatës së eliminatoreve. Fitorja 3-0 që ishte një përmbysje pas humbjes 0-2 në Ukrainë pak ditë më parë, ishte një çlirim për kampionët e Botës në 1998, të cilët mund të shohin me qetësi përpara.Suksesi i arritur dhe bileta për në Botërorin e verës së ardhshme kanë cliruar edhe shtypin që më së shumti ka qënë kritik ndaj skuadrës. Prestigjozja "L'Equipe" hap faqen e parë me një fjalë të vetme "Respekt", ndërsa tek gazetat e tjera nuk mungon elozhet për një skuadër të vërtetë sipas tyre. Triumfi ndaj Ukrainës rinovon automatikisht edhe kontratën e Deschamps që do të vijojë të qëndrojë në krye të "Gjelave" deri në 2016.
Për ta nxehur festën duhet pritur edhe reagimi i Doria Tillier, prezantuesja e motit në kanalin fracez Canal+, e cila ka premtuar se do të prezantojë motin nudo në rast kualifikimi të Francës. Ndërkohë duke qëndruar tek programet hot, prodhuesi pornografik Dorcel ka lëshuar falas sinjalin për një mbrëmje të vetme, duke iu bashkuar popullit francez në festën e kualifikimit.