Brazili mund Kilin 2-1

Brazili mbrëmë ka thyer në një miqësore të zhvilluar në Toronto skaudrën e Kilit. Brazilianët e nisën më mirë teksa që në minutat e para lëshojnë sinjalin e parë me anë të Neimarit por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Kili është e shthurur në mbrojtje dhe nga kjo mundësi përfiton Hulk që merr një top nga Neimar dhe në hyrje të zonës, lëshon një siluet të pamundur për tu ndalur. Skuadra e Skolarit është shumë më e qarë në lojën e saj duke krijuar raste të tjera shënimi ndërsa Kili për asnjë moment nuk futet në lojën e saj. Neymar dhuron spektakël ndërsa fraksioni i dytë duket si një përsëritje e së parës. Hulk provon të shënojë sërish më një goditje të fuqishme që ndalet nga portieri i Kilit.Në minutën e 70-të Eduardo Vargas shënon golin e barazimit në momentin më të mirë të Brazilit. Por Selecao do të reagonte menjëherë me Neymar që shënon golin e  avantazhit por për gjyqtarin është i parregullt. Në fund do të ishte Neymar që do të shënonte golin e fitores pas një goditje me kokë.Vendi mikpritës i botërorit duket në formë shumë të mirë dhe me mbështetjen edhe të tifozëve vendas do të jetë një ndër kandidatët më serioz për të fituar Botërorin.