Ibra: Kampionati Botëror s`ka rëndësi pa mua

Sulmuesi i Suedisë Zlatan Ibrahimovic pas humbjes nga Portugalia 3:2, ka thënë se Kampionati Botëror 2014 nuk do të ketë rëndësi pasi ai nuk do të jetë aty. Ibra nuk arriti të dërgojë në Brazil kombëtaren e tij edhe pse shënoi dy herë, por shkëlqimin ia vodhi Cristiano Ronaldo, që shënoi hat-trick për t`ia siguruar biletën e fundit Portugalisë.Për 32-vjeçarin, ky do ishte rasti i fundit për të arritur në Kupën e Botës, por ai ka thënë se kjo garë që do të mbahet në muajin qershor të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë rëndësi sepse ai nuk do të jetë i përfshirë në të."Ky ishte rasti im i fundit për t`u kualifikuar në Kupën e Botës me kombëtaren time. Por një gjë është e sigurt, Kampionati nuk do jetë i mirë për t`u shikuar sepse unë nuk do të jem aty", ka thënë ai. "E përgëzoj Portugalinë, por dy ekipet e merituan të kualifikohen. Zhgënjimi natyrisht është i madh tani sepse Kupa e Botës në Brazil do të mbetet vetëm një ëndërr për kombëtaren suedeze"- tha Ibrahimovic.Zlatan po kalon një formë të jashtëzakoshme te PSg dhe me kombëtaren por ai nuk mundi të kaloj pengesën Ronaldo. Tashmë ngelet të shohim të tjera magji të tij por në Champions League ose në kampionatin francez.