Hodgson: Gjermania superfuqi, favorite bashkë me Spanjën
Tekniku i Anglisë, Roi Hoxhson, është i gatshëm të sfidojë një ndër kombëtaret më të forta në botë. Pritet të jetë një miqësore spektakolare ajo në Wembley mes dy rivalëve të vjetër të Europës, Anglisë e Gjermanisë. Pas humbjes me Kilin, 9 ndryshime ka vendosur të bëjë trajneri Roy Hodgson në formacionin titullar, teksa konfirmoi në portë Joe Hart dhe prezencën e kapitenit Steven Gerrard, i cili do të barazojë shifrën e Bobby Moore me 108 ndeshje të luajtura me kombëtaren angleze. Dy janë të mbijetuarit nga miqësorja e fundit, Rooney dhe mesfushori i Southampton, Llallana."Do të hedh në fushë një 11-she që shpresojë të jap më të mirën e mundshme. Fjalët nuk na përmirësojnë, por as nuk na përkeqësojnë. Gjithçka duhet ta tregojmë në fushë sapo të kalojmë vijën e bardhë. Kemi lojtarë me eksperiencë në ekip, që siç kam thënë edhe më parë, duhet të punojnë shumë me të rinjtë".Hodgson pranoi se Gjermania është një superfuqi e konfirmuar, ndërsa Anglinë e tij e konsideron një skuadër në ndërtim e sipër."Siç kam lexuar së fundi, Gjermania dhe Spanja shikohen si favoritet absolute të Europës për Kampionatin Botëror, prandaj në një farë mënyre presioni bie mbi ta. Presioni që rëndon mbi ne është që të provojmë dhe të tregojmë që jemi po aq të mirë sa gjermanët".Më tej, tekniku i përfaqësueses së "Tre luanëve" theksoi se është i lumtur që shikon konkurrencë mes lojtarëve për vendet në skuadrën e tij.Angli do të kthehet në formacion 4-4-1-1 që ishte aq i suksesshëm në eliminatoret e Kupës së Botës kundër Malit të Zi dhe Polonia muajin e kaluar, kur edhe siguruan një biletë për në Brazil. Në portë do të rikthet Hart, në mbrojtje Kol, Xhagielka, Smolling, Uoker. Në mesfushë do të luajnë Xherard, Kleverlej, Lalana, Taunsend, ndërsa në sulm do të jenë Runi dhe Starrixh.