Thohir po mendon për Messin dhe stadiumin

Presidenti i ri i Interit, Erick Thohir, pas miqësores së ekipit të tij ndaj Chiassos, ka aluduar se mund të transferojë superyllin argjentinas, Lionel Messi. Biznesmeni indonezian bleu 70 për qind të aksioneve të Interit në tetor dhe pas takimit të përgjithshëm të bordit të klubit, ai ishte votuar si zëvendësues i Massimo Morattit në postin e presidentit të klubit, duke i dhënë fund epokës së artë 18 vjeçare të manjatit të naftës në krye të klubit ziklatër. Duke folur para gazetarëve, presidenti i ri foli për një transferim të cilin ndoshta e ëndërrojnë tifozët e Interit."Të blejmë Messin? Do ta diskutoj këtë me drejtuesit", ka bërë shaka 43-vjeçari kur u pyet nëse sulmuesi argjentinas është në planet e tij.Erick Thohir u prit mirë nga tifozët, kur pasi i përshëndeti në fushë, kërceu bashkë me ta këngën e njohur "Kush do që nuk kërcen, është kuqezi". Manjati indonezian gjithashtu hodhi e parë që mund të çojë tek ndërtimi i një stadiumi të ri, ndonëse në të vërtetë fjala stadium nuk u përdor, por shpjegoi se është në kërkim të mundësive për të bërë biznes.Sipas kryebashkiakut Pisapia, ky takim me presidentin e ri të zikaltërve ishte miqësor me shkëmbime idesh që kanë lidhje me sportin, si dhe me zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen në Milano. Për Pisapian, ky ishte hapi i parë i një dialogu dhe bashkëpunimi në të mirë të qytetit. Investimi më i rëndësishëm për Erick Thohir mban emrin e Interit dhe shumë shpejt projekti do të vazhdojë me shtëpinë e re të zikaltërve. Edhe zona ku do të ngrihet ky stadium është identifikuar. Thohir në kërkim të mundësive për të bërë biznes, gjithmonë në interes të Interit.