FIFA ndalon aktivizimin e Vidal ndaj Livornos

Te Juventus shtohen dhimbjet e kokës për Antonio Konten. Arturo Vidal rrezikon të mungojë në transfertën e Juventusit në Livorno. Në rregulloren e FIFA-s ekziston një pikë e quajtur "Rregulli i pesë ditëve", në bazë të të cilit, një lojtar që nuk është grumbulluar me kombëtaren e tij, nuk mund të zbresë në fushë me klubin që i përket për 5 ditët e ardhshme pas takimit të fundit të pazhvilluar.Vidal mori ftesë nga Kili për dy miqësoret e radhës ndaj Anglisë dhe Brazilit, por mesfushori u kthye në Torino, për shkak të një problemi muskulor. Ndeshja me Selesaon u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, dhe duke marr parasysh faktin që sfida Livorno - Juventus do luhet të dielën në mesditë, rregulli i FIFA-s e ndalon aktivizimin e Vidal.Në Itali nuk ka patur precedentë të tillë, por në Premier Ligë "Rregulli i pesë ditëve" ka prodhuar disa viktima. Një problem që është i tepërt Antonio Kontes, që duhet të bëjë llogaritë pa Bonucin, Ogbona, dhe Lihshtajner, ndërsa rrezikon të mos ketë në dispozicion edhe kilianin, por jo për arsye fizike. Kiliani mund të kthehet në takimin e mesjavës së ardhshme në sfidën e Ligës së Kmapoioneve ndaj Kopenhagenit.