Franca kërkon mrekullinë me Ukrainën

Franca është gati për atë që konsiderohet si një betejë e vërtetë sportive. Pas humbjes së papritur 2-0 në Ukrainë, "Gjelat" do të zbresin në fushë para publikut vendas për të provuar përmbysjen e këtij rezultati, si e vetmja mundësi për të prekur finalet e Botërorit "Brazil 2014". Për të shpjeguar atmosferën që mbizotëron në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses franceze, mjafton të dëgjosh deklaratat e qendërsulmuesit Oliver Giroud:"Mund të duken fjalë të forta, por ne jemi gati të vdesim në fushë. Duam t'i tregojmë vetes dhe gjithë popullit francez se meritojmë të shkojmë në Botëror".Ndërsa trajneri i Francës ka thënë se ende ka shpresa për kombëtaren e tij që të sigurojë biletën për Kampionatin Botëror."Nëse Franca do të ketë një shans për të shkuar në Botëror, atëherë ajo duhet ta shtrijë Ukrainën në fushë".Kështu është shprehur trajneri Didier Deshamp në prag të ndeshjes së kthimit në "Stade de France". Trajneri francez është i vetëdijshëm se në Paris i pret një mision i vështirë, por jo i pamundur. Plani i ish-kapitenit është që blutë të luajnë shpejt dhe me ritëm të lartë për ta vënë në presion skuadrën e Fomenkos."Nuk jemi aspak në një situatë të lehtë. Duhet t'i sjellim në formë dhe gjendje psikologjike lojtarët në orët përpara ndeshjes. Do të luajmë një takim të një niveli shumë të lartë, do bëjmë presing, por do marrim në konsideratë dhe faktin që ata nuk vijnë në Paris vetëm për t'u mbrojtur. Nuk duhet të simulojmë nga ndërhyrjet e tyre, por ta detyrojmë kundërshtarin që të vrapojë sa më shumë për ta lodhur dhe në fund të ndeshjes të dorëzohet", - tha 45-vjeçari.Gjelat mund të luajnë sonte me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Loris, në mbrojtje Evra, Sakhio, varane, Debushi. Në mesfushë Matuidi, Poga, ndërsa trehja Riberi, Nasri dhe Remi do të mbështesin sulmuesin e  vetëm, Benzema.