Franca përmbys Ukrainën, tashmë në Brazil 2014

Futbolli është sporti më i bukur në botë sepse gjithmonë ka diçka për të dhuruar. Franca mbrëmë ka vërtetuar se asgjë në këtë sport nuk është e pamundur, Ekipi i drejtuar nga Didier Deshamp kanë reaguar në mënyrën më të mirë nga humbja e takimit të parë duke fituar pastër dhe thellë 3-0. Gjelat më në fund kanë siguruar një biletë për në Brazil ( një biletë që konsiderohej si jetë a vdekje). Në një ndeshje spektakolare ishin djemtë e Deshamp ata që dominuan lojën. Tekniku francez hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.Pjesa e parë ashtu siç pritej nisi vrullshëm për vendasit që dominuan në çdo pjesë të fushës me anë të një qarkullimi të dendur të topit. Fanella e rëndë e Francës u pa dukshëm, teksa Ukrainasit e kishin të pamundur të dilnin në takimin e tyre. Riberi në minutën e 2-të dha sinjalin e parë për ferrin që i priste miqtë. Uraina vendosi një mur përpara mbrojtjes që u thye në minutën e 22-të që shndëroi në gol një krosim të ardhur nga e djathta. Pjesa e parë nuk do të përfundonte këtu pasi Benzema vendosi ta dërgonte skuadrën në një avantazh 2-0.Në fraksionin e dytë për francezët sikur gjërat filluan nga zero. Sulmet në drejtim të portës së Piatov nuk u ndalën për asnjë moment. Misioni u bë më i lehtë për ekipin e Deshamp ku mbrojtësi i Ukrainës, Kakeridi, u ndëshkua me karton të kuq.Riberi dhe Pogba në mesin e fushës janë të papërmbajtshëm. Nuk kaloi shumë kohë dhe në minutën e 72-të, mbrojtësi golashënues në këtë takim, Sakho, shënoi edhe golin e tretë që vulosi kualifikimin për në Brazil. Franca buzëqesh, ndërsa Ukraina detyrohet të kthehet në shtëpi me trishtim.