Italia e bukur por nuk fiton
Ka përfunduar me barazim sezoni 2013 për kombëtaren e Prandelit. Në Londër Italia nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim 2-2. Qëllimi i të kaltërve ka qenë më në fund për të parë dyshen Baloteli dhe Zhuzepe Rossi nga minuta e parë. Nigeria ka qenë një sfidë shumë e rëndësishme për kombëtaren italiane për të përcaktuar rrugën drejt Brazilit, një test domethënës. Pas tre vjetësh dhe 3 muajsh, tekniku Prandeli ka aktivizuar më shumë se 50 lojtarë.Italia i ka bërë një nisje të mirë ndeshjes teksa gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të nëpërmjet aksit Supermario-Pepito Rossi, i cili bën gjënë e duhur duke e dërguar topinë në rrjet ashtu siç ka bërë më së miri në këto muaj në Serinë A ku është edhe golashënuesi më i mirë.Sulmuesit të Fiorentinës i mjaftojnë shumë pak hapësira për të gjetur golin e avantazhit për skuadrën e tij. Italia vazhdon të këmbëngul me Balotelin por nuk gjen një tjetër gol. Pas 35 minutash lojë ndeshja do të merrte një tjetër rrjedh teksa Nigeria përmbys gjithçka në katër minuta me Dike dhe Ameobi.Në mbyllje të pjesës së parë Baloteli lëshon një goditje të fuqishme nga jashtë zone që pritet nga portieri i Nigerisë. Me fillimin e fraksionit të dytë të kaltrit do të shënonin shumë shpejt me Xhakerinin në minutën e 46-të. Skuadra e Prandelit vazhdon të këmbëngul për të gjetur një tjetër gol por has në rezistencën e mbrojtjes së Nigerisë. Disa minuta më pas Tiiago Mota bën më të vështirën pas goditjes së Pirlos që grushtohet nga portieri, lojtari i PSG e dërgon topin mbi tra. Rastet deri në fund do të jenë të panumërta ndërsa Italia e Prandellit e mbyll këtë vit me një paraqitje të mirë dhe sinjale pozitive për në Brazil.