Afrika e Jugut mund Kampionen e Botës
Vendi në të cilin Spanja u shpall kampioni bote, Afrika e Jugut, e ka mposhtur La Rojan me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në FNB Stadium në Johanesburg. Në stadiumin ku ka ngritur titullin vetëm 3 vite më pare, skuadra e Del Boskes është thyer.Dhe pse me emrat më të mirë në fushë, Spanja tregon mangësi në fazën finalizuese duke patur thjesht një kontroll shterpë të topit.Negredo, Cazorla, Navas, Llorente, duke treguar edhe njëherë se nuk janë individët që mund të bëjën diferencën me këtë kombëtare. Ndërkohë që del Bokse konfirmon se Diego Kosta duhet të jetë njeriu që mund të shpëtoj këtë ekip.Spanjollët që mendonin se do ta kishin një shëtitje miqësoren e Johanesburgut, e morën me shumë lehtësi gjetjen e golit, dhe Afrika e Jugut i ndëshkoi pas një aksioni model që u finalizua nga Parker. Megjithatë dhimbjet e kokës vazhduan për Del Bosquen, sepse në minutën e 75-të, Victor Valdes u dëmtua duke u detyruar të braktisë fushën e lojës."La Roja" nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe Arbeloa u bë gati të futej mes dy shtyllave, por spanjollët kryen një tjetër zëvendësim duke irrituar trajnerin e afrikano-jugorëve, sepse kjo ndeshje historike për ta, ka mundësi të mos njihet tashmë nga FIFA. Gjithsesi afrikano-jugorët arritën të ruanin avantazhin e tyre deri në fund dhe pavarësisht se do të njihet apo jo, për vendasit ky sukses do të mbahet mend gjatë, si një sukses historik i arritur ndaj Kampionëve të Botës, që u shkurorëzuan pikërisht në stadiumin ku tre vjet më parë duart e Casillas ngrinin lart trofeun botëror.