Cana optimist: Do ringrihemi shpejt
Lorik Cana është tashmë mbrojtësi i qendrës më i përdorur nga trajneri Petkovic, që e ka aktivizuar si titullar pas dëmtimit të Xhiusepe Biavas dhe nga ai moment, ka ndërtuar përreth tij të gjithë linjën mbrojtëse.Kapiteni kombëtares kuqezi është intervistuar shkurtimisht nga mediat italiane, ku ka folur për momentin kritik që është duke kaluar Lazio."Këtë sezon ka filluar një cikël i ri, e dinim se kishim përballë vështirësi të mëdha në periudhën e parë. Kanë ardhur në grupin tonë lojtarë të rinjë dhe skuadra është rinovuar në një pjesë të madhe. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur shumë mirë, por e dimë se ku duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që të kemi mbështetjen e të gjithëve për tu rikthyer në nivelet e zakonshme"- këto kanë qënë fjalët e Canës.Në fund kapiteni Cana është ndalur te Shqipëria, që në gjashtë ndeshjet e fundit ka arritur 3 barazime dhe 3 humbje. "Është shumë e vërtetë që në ndeshjet e fundit nuk kemi qenë në nivelin e duhur, skuadra po kompaktosëohet, nuk është e lehtë të ndërtosh një skuadër për kaq pak kohë, trajneri De Biasi po zhvillon një punë shumë të mirë dhe duhet ti besojmë".