Gjermania thyen Anglinë
Anglia nuk ka arritur të hakmerret për eleminimin e 2010-ës. Ndonëse me formacionin jo më të mirë të mundshëm, "Pancerat" kanë marr një fitore minimale në mitikun Uembli. Një fitore shumë e rëndësishme që tregoi edhe njëherë forcën e këtij ekipi duke shpallur kandidaturën për në Brazil 2014.Anglezët e nisën mjaftë mirë lojën duke dominuar minutat e para, ndërsa nga krahu tjetër gjermanët luajnë me anë të kundërsulmit. Në minutën e 27-të, Uejn Runi është i rrezikshëm në zonë por topi i tij përfundon mbi tra. Skuadra e Joakim Lew, në fraksionin e parë ishte shumë pak aktive duke mos u shfaqur shumë herë në portën që mbrohej nga Hart. Kur u mendua se kjo pjesë do të përfundonte me rrjeta të pa prekura, do të ishin miqtë ato që do të shënon golin e vetëm dhe të avantrazhit. Pas një aksioni nga krahët, Gjermania fiton një goditje nga këndi. Rojs jep një top të bukur për Mertesaker që nuk e pati shumë të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.Pjesa e dytë ishte më e qetë në të dyja krahët. Anglezët gjithmonë kishin inisiativën, ndërsa miqtë mbroheshin shumë mirë, duke mos bërë asnjë gabim. Me gjithë insitimin e anglezëve deri në minutat e fundit, porta e Vedenfeller do do mbetej e paprekur. Starrixh nuk mundi që të barazonte pas një rasti shumë të mirë. Kjo humbje është e dyta radhazi për Anglinë, që u mundën 3 ditë më parë nga Kili. Një shenjë e qartë për Hoxhson që duhet të filloj ti bëjë mirë llogaritë për Brazil.