Ronaldo: Nuk kam asgjë për të dëshmuar

Cristiano Ronaldo është shprehur se ai "nuk ka asgjë për të dëshmuar" pasi dërgoi Portugalinë në Kampionatin Botëror me hat-trickun që shënoi në fitoren 3-2 kundër Suedisë së Zlatan Ibrahmovicit dje në mbrëmje. Ylli i Real Madridit shënoi tre herë në pjesën e parë, ndërsa në ndeshjen e parë shënoi golin e vetëm. Kështu mund të themi se Ronaldo mposhti suedezët me rezultat të përgjithshëm 4-2. Ai me këto tri gola të shënuara e barazoi rekordin me Pauletan si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren portugeze.Por edhe pse ishte i lumtur që Portugalia u kualifikua për Brazil, ai tha se nuk e ka pasur qëllim që të barazojë rekordin e Pauletas, por fokusi i tij ka qenë që të luajë mirë së bashku me ekipin."Rekordet janë për t`u thyer. Por ky nuk ka qenë prioriteti i imi, -ka thënë ai për Publico. E dija se i duhesha Portugalisë. Nuk kam çfarë t`i dëshmoj askujt. Provoj të bëj punën time dhe të jap përgjigjen në fushë. Bëra punën time për ekipin. Ata duhet të urohen për këtë arritje. Kemi vuajtur gjatë lojës por kështu fitojnë ekipet e mëdha. U tërhoqëm pak kur shënoi Suedia, por pastaj ne ishim më të mirë dhe luajtëm më mirë", tha RonaldoNdeshja Portugali-Suedi ishte prashikuar si një betejë mes dy lojtarëve që kohët e fundit kanë qenë në formë të jashtëzakonshme në skuadrat e tyre, si Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç sulmuesi i PSG-së, shënoi dy herë në përballjen e tij kundër Ronaldos, por kjo nuk bëri asgjë.Por Ronaldo ka thënë se nuk ka rivalitet me Ibrahimoviçin."Nuk kam garuar kundër Zlatanit", ka theksuar ai. "Ai është një lojtar fantastik dhe ylli më i madh në Suedi. Por nuk kam rivalitet me të. Unë luajta për ekipin tim".Pas ndeshjes, 28-vjeçari përmes rrjetit social "Twitter" uroi ekipin e tij për kualifikimin e tyre në Kampionatin Botëror."Këtë e arritëm të gjithë së bashku! Brazili po na pret", ka shkruar ai.Portugalia iu bashkua kombëtarëve si Franca, Greqia dhe Kroacia, të cilat siguruan biletat e fundit për Kupën e Botës.