Brazil 2014, kualifikohet Greqia

Greqia ka marr një biletë për në Brazil. Kombëtarja helene shkon kështu në Brazil, në botërorin e saj të dytë radhazi dhe të tretin në histori. Ekipi i udhëhequr nga portugezi Fernando Santos barazoi 1-1 në Bukuresht me Rumaninë, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë në Athinë ishte e mjaftueshme për grekët që tashmë duhej vetëm të menaxhonin lojën në sfidën e dytë për t'u bashkuar me finalistët e tjerë të Kampionatit Botëror. Që në minutat e para, vendasit, të motivuar edhe nga tifozeria, u përpoqën të vendosin nën presion ekipin grek por mbrojtja helene nuk lë hapësira për të depërtuar.Goli i parë i takimit ka si autor Mitroglou, që shfrytëzon më së miri një pasim nga Karagounis dhe shënon në minutën e 23-të, duke ia bërë edhe më të lehtë avancimin Greqisë. Një tjetër rast i artë në minutën e 35-të, këtë radhë me Torosidis, por topi i gjuajtur prej tij përfundon në duart e portierit Tatarusanu. Aspak një fund i bukur i pjesës së parë me një send të lëshuar nga tifozët rumunë drejt fushe që përfundon mbi një lojtar të ekipit grek. Më herët policia vendase kishte ndaluar 62 tifozë me fishekzjarre dhe banderola ofenduese që do të shpaloseshin në stadium. Edhe goli i barazimit për Rumaninë në minutën e 54-të ka një grek si autor. Torosidis në sulmin e vendasve tenton të largojë topin por bën një gafë trashanike duke e çuar drejt e në portën e vetë. Ndeshja përfundon me këtë barazim dhe është Greqia feston për kualifikimin në Botërorin e Brazilit.Ndërkohë Kroacia gjithsashtu ka siguruar një biletë për në Brazil. Me fitoren 2-0 ndaj Islandës Kroacia ka mundur të shkojë në botëror. Madzukic ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 27-të të pjesës së parë, duke qetësuar tifozerinë vendase. Me gjithë përpjekjen e miqve që kanë qenë në grupin tonë Kroacia ishte shumë më superior duke vendosur diktatin në fushë. 11- minuta pas golit sulmuesi I Bajernit Madzukic del me kartontë uq duke e lënë skuadrën për një pjesë të madhe të lojës me 10 lojtarë. Me fillimin e pjesës së dytë në minnutën e 47-të Dario Sërina shënon edhe golin e dytë që vulos kualifikimin.