Suedi-Portugali, supersfida që sakrifikon një kampion

Portugalia është në avantazh 1:0 pas ndeshjes së parë për botërorin "Brazil 2014" kundër Suedisë, mirëpo pasi ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin e njohur si "Zlatan Arena", kualifikimi nuk është aspak i sigurt. Kapiteni i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, ishte në formë jo të mirë në ndeshjen e parë në Lisbonë të premten, të cilën e fitoi Portugalia me një gol të shënuar me kokë nga Cristiano Ronaldo.Zlatan është i njohur për dhurimin e spektaklit në stadiumin në Solna dhe në moshën 32-vjeçare ai është shumë i përkushtuar që të dërgojë shtetin e tij në Botërorin e vitit të ardhshëm në Brazil. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka shënuar 10 gola në tetë ndeshje që kur Suedia është zhvendosur në stadiumin "Friends Arena" në Solna, përfshirë edhe katër gola kundër Anglisë në ndeshjen debutuese të Suedisë në këtë stadium.Tre nga ata gola kanë ardhur në ndeshjet eliminatore për Botëror, dy kundër Ishujve Faroe dhe një në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Austrisë. Trajneri i Suedisë, Erik Hamren, tha se dëshiron të shohë skuadrën më të fortë në ndeshjen e së martës."Kishte tepër topa të gjatë te Johan Elmanderi e Zlatani të premten, dhe nuk kishim energji për të përkrahur sulmin. Duhet të kemi më tepër kualitet kur fitojmë topin", ka thënë Hamren.Uedia pritet të luaj sonte me formacionin 4-4-2. Në portë do të jetë Isakson, në mbrojtje Olson. Nilson, Antonson, Lusting. Në mesfushë do të jenë Kacaniklic. Kallstrom, Elm, Larson. Ndërsa në sulm do tët jenë Elmander dhe Ibrahimovic.Ronaldo po ashtu në sfidën e së premtes në Lisbonë nuk ishte në formën më të mirë, edhe pse shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ibrahimovic është shpresa më e madhe e Suedisë dhe përkundër sugjerimit të trajnerit të Portugalisë, Paulo Bento, se Portugalia nuk është plotësisht e varur nga Ronaldo, sulmuesi portugez është dukshëm arma më e fortë e tyre.  Ronaldo ka shënuar 44 gola për Portugalinë, dhe është vetëm tri gola larg rekordmenit Pedro Pauleta."Ajo çfarë është fakt, jo vetëm në ndeshjen e së premtes, por edhe gjatë gjithë kampanjës eliminatore, është se kemi krijuar shumë raste, por na mungoi efikasiteti para golit. Por, besoj se në ndeshjen e së martës do të jemi më mirë", ka thënë Bento.Portugalia pritet të uaj me formacionin 4-3-3-. Në portë do të jetë Patrsio. Në mbrojtje Koentrao, Alvesh, Pepe, Pereira,në esfushë, Mutinjo, Velozo, Meireles. Në sulm do të jenë Ronaldo, Postiga dhe Nani.Ylli i Suedisë, Ibrahimovic, në ndeshjen e parë në Lisbonë pati vetëm një gjuajtje në portë, mirëpo në një arenë ku duket se shënon kur t'ia dojë qejfi, Ibra definitivisht do të jetë rreziku kryesor."Ne jemi të motivuar kur kemi përkrahjen e tifozëve tanë. Tash na duhet përkrahja e tifozëve tanë që të tregojmë më të mirën", ka thënë sulmuesi i PSG.Sfida është mjaft e balancuar, por njëri nga dy futbollistët e mëdhenj do të mbetet jashtë Botërorit 2014."Do të jetë një ndeshje e komplikuar, kemi një epërsi minimale 1:0 dhe e dimë se mund të mos jetë e mjaftueshme, porunë shpresoj të jetë. Do të mundohemi të shënojmë gol atje, dhe nëse ia dalim atëherë do të jetë e vështirë për ta, pasi duhet të shënojnë tre gola", është shprehur  Ronaldo.