Skandali tjetër: Topi i Artë për Messin !

Zbulohen detaje të reja mbi Topin e Artë. Dy gazetarë sportiv spanjollë, Alvaro Nola dhe Roque Penna kanë arritur të mësojnë arsyen se pse FIFA vendosi mbrëmë që të shtyej datën e votimit për Topin e Artë nga 15 nëntor sa ishte, tani me 29 nëntor. Sep Blatter mbrëmë e ka kuptuar se Lionel Messi ka më së shumti vota të grumbulluara nga votimet e kapitenëve dhe trajnerëve. Messi ishte i pari me 41% të votave të marra, para Riberyt me 27% dhe Ronaldos me 24%. Zlatan Ibrahimovic ishte futbollisti i katërt më i votuar.I nervozuar me këtë vendim, një zyrtar suedez i FIFA-s u ka kërkuar dy gazetarëve spanjoll që të sigurojnë këto të dhëna, pas vendimit të shtyerjes së votimit. Të gjitha votat ishin mbledhur në mbrëmjen e 15 nëntorit, ndërsa FIFA nuk ka qenë e kënaqur ne epërsinë e Messit duke aluduar në humbjen e kredibilitetit të saj. FIFA thuhet se do të shtrijë ndikimin e saj tek trajnerët dhe kapitenët e disa shteteve më të vogla për të ndikuar në sigurimin e votave për Cristiano Ronaldon.Blatter pritet të ndikoj në votim edhe te trajneri dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës. Gazetari Sanz ka thënë se deklaratat e Blatter ndaj Cristiano Ronaldos kanë qenë për të tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, ndërsa nga prapaskena Blatter ka qenë për Ronaldon që të fitoj sivjet këtë çmim. Nëse Messi do të fitonte këtë çmim, zyrtarët e lartë të skuadrave evropiane do të kërkonin një samit urgjent në FIFA dhe se Blatter mund të rrezikonte shkarkimin e tij.Megjithatë nëse këto skandale marin zhvillim më të madh dhe dalin detaje më të sakta, shkarkimi i Blatter pritet të ndodhë në fillimin e vitit 2014.