Low: Anglia një skuadër e fortë
Trajneri i gjermanisë, Joakim Low, ka folur përpara miqësores ndaj Anglisë duke prekur shumë tema. Rotacioni dhe favori që i është bërë Bajernit, duke lënë jashtë Nojer dhe Lahm janë komentuar nga tekniku gjerman që në fillim të konferencës. Ai u shpreh se ky vendim e morr të dielën dhe nuk ka aspak lidhje me favorizim të një skuadre apo penalizim të një tjetre. Në lidhje me sfidën ndaj Anglisë ai tha se të gjithë lojtarët janë të karikuar maksimalshtë dhe nuk ka asnjë problem në lidhje më dëmtimet përveç largimit të Kedirës. Tekniku i panzerave u shpreh se sfida ndaj Anglisë është përballlje e jashtëzakonshme sepse luhet në një stadium mitik si Uemblu.Sami Khedira pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit kundër Italisë por trajneri i "Pacerave" shpreson ta ketë të gatshëm për Kupën e Botës. Low tha se operacioni i tij shkoi shumë mirë. Ai e vlerësoi lojtarin e Realit si shumë luftarak.Në transfertën ishullore, Low mendon të aktivizojë portierin e Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller që nga minuta e pare, por 53-vjeçari thekson se nuk po e nënvleftëson kundërshtarin."Ky është një test për të gjithë lojtarët që do të përballen me një stadium ku kanë kundër 80 mijë tifozë. Nuk mendoj se është rasti që në fushë të zbresë skuadra B pasi duhet të tregojmë sa më shumë respekt"- tha Low.Gjermania sonte pritet të lkuaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë Vejdenfeller, në mbrojtje Shmelcer, Humels, Mertesaker, Hevedes. Në mesfushë kros, Bewnder. Ndërsa përpara tyre treshja Rojs, Draksler dhe Sam që do të mbështesin Kruze të vetëm të sulm.