Shaqiri: Guardiola është një trajner i madh
Mesfushori shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, ka lavdëruar punën që bën trajneri i tij, Pep Guardiola. Futbollisti shqiptar i Zvicrës, i cili ka pasur vetëm gjashtë paraqitje në këtë sezon të garave, i është bashkuar skuadrës në stërvitje pas dëmtimit që kishte pësuar në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.22 vjeçari tha se ish trajneri i Barcelonës, është trajner shumë i mirë. Ai thotë se Guardiola është i mrekullueshëm."Pep Guardiola është një trajner shumë i mirë, ai është trajner i ri dhe mendoj se është trajner i mrekullueshëm. Ai fitoi çdo tituj në Spanjë, fitoi Ligën e Kampionëve dhe ka fituar shumë tituj. Mendoj se është trajner perfekt i Bayern Munchut dhe ka shumë atmosferë të mirë në ushtrime, që është shumë me rëndësi, kemi kënaqësi në lojë, prandaj mendoj se ai është trajner perfekt", tha Shaqiri.Më tej ai shtoi se nëse "bavarezët" do të vazhdojnë me formën aktuale, mund të fitojnë shumë trofe në këtë edicion të garave."Mendoj se njerëzit na shohin si jemi shumë mirë për momentin, ne luajmë lojën tonë dhe fitojmë. Është me rëndësi që në fund të fitojmë titullin dhe nëse luajmë sikur tani, mendoj se mund të fitojmë shumë tituj sikur vitin e kaluar", ka theksuar Shaqiri.Ish ylli i Baselit po luan sezonin e dytë me Bayern Munich. Shaqiri me gjigantin gjerman sezonin e kaluar fitoi gjithë trofetë e mundshëm.