Skandal në FIFA: "Messi dëmtohu, se nuk bën ta fitosh Topin e Artë!"

Një superskandal i madh ka ndodhur federatën më të madhe të futbollit FIFA, në të cilën thuhet se Messi ka pas urdhër të dëmtohet me qëllim që të mos fitoj "Topin e Artë".Sipas disa burimeve të dhëna nga një gazetar danez, FIFA është ajo që e ka sajuar dëmtimin e Lionel Messit. E gjitha kjo është bërë që Messi mos ta fitoj Topin e Artë. Ky skandal futbollistik mund të plasë në FIFA. Thuhet se prapa dëmtimeve të Messit fshihen zyrtarë të lartë të FIFA-s të cilët nuk duan që të lejojnë të humbet kredibiliteti i FIFA-s. Messi thuhej se do të ishte edhe këtë edicion fitues i Topit të Artë për shumë arsye. Messi është i vetmi nga pretendentët kryesor që e ka kualifikuar përfaqësuesen e tij për në Botëror. Messi ëhtë golashënuesi më i mirë në të gjitha kampionatet për vitin kalendarik.Messi është fitues i La Ligës dhe Kupës me Barcelonën. Messi ka dy rekorde të regjistruara në edicionin që përfundoi. Duke i ditur këto gjëra, FIFA ishte e sigurt se Messi me 26 vite mbi shpinë do të ishte 5 herë Lojtari më i mirë në botë. Dëmtimi i tij nuk ka ardhur rastësisht pas El Clasicos, pas kualifikimit të Barcelonës në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, në kohën kur Barcelona kishte 2 javë pushim për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe në kohën kur ka ndeshje më të lehta në kalendar. FIFA thuhet se është e interesuar që yje si Messi të jenë të gatshëm për të qenë pjesë e botërorit duke planifikuar një pushim për Messin sepse mungesa e tij e mundshme në botëror do të sillte edhe të ardhura dukshëm më të vogla për evenimentin më të madh të futbollit.Po ashtu nëse Messi do të fitonte këtë edicion Topin e Artë, FIFA do të prishte marrëdhëniet me skuadra të mëdha si Reali e Bayern Munchen. Parashikimet për fituesin e Topit të Artë zakonisht gjithmonë dihen përafërsisht, ndërsa këtë edicion Messi thuhet se nuk ka gjasa për të fituar për shkak të dëmtimit. Florentino Perez thuhet se ka "kërcënuar" FIFA-n duke sygjeruar që të zbutet diferenca me tituj mes Ronaldos dhe Messit për tu bërë 4-2 në favor të yllit argjentinas. Megjithatë këto dyshime mund të hapen më shumë në ditët në vazhdim dhe se dëmtimi i Messit mund të dal jo i rastësishëm.