Giroud: "Të gatshëm të vdesim" për Botëror

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud, është shprehur se ekipi i tij është i "gatshëm të vdes" për të siguruar biletën e fundit për Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm. "Trekolorët" janë në pozitë të vështirë në ndeshjet e play-offit pasi në ndeshjen e parë që u zhvillua të premten, ata humbën 2-0 nga Ukraina.Mbrojtësi Laurent Koscielny u përjashtua në atë humbje, duke ia bërë Francës edhe më të vështirë kualifikimin, pasi ai do të mungojë në ndeshjen kthyese që luhet në Paris, por Giroud beson se ekipi i tij mund të bëjë mrekulli të martën."Jemi të gatshëm të vdesim në fushë, vetëm që të arrijmë atje. Jemi të gatshëm t`u tregojmë francezëve se ne jemi krenarë që përfaqësojmë Francën. Duam t`i bëjmë krenarë gjithë njerëzit që na duan dhe na përkrahin neve. Jam i zhgënjyer me performancën në ndeshjen e parë. Ne duam të jemi më të mirë. Të bëjmë histori. Por është çështje krenarie. Ne do ta bëjmë këtë, unë besoj shumë. Nuk mund ta mendoj botërorin pa Francën".Zhirud këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë edhe te Arsenali ku në 17 ndeshje ka realizuar 8 gola.  Ai kërkon që të jetë vendimtar në takimin e kthimit ndaj Ukrainës ndërsa ngelet të shohim në Deshamp do ta aktivizojë.