Reali në alarm, dëmtohet edhe Ksabi Alonso
Real Madridi është në alarm. Pas dëmtimit të rëndë të mesfushorit Sami Khedira, një tjetër lajm i keq mbërrin nga Reali që duket se po përjeton ankth në periudhën e ndeshjeve kombëtare.Mesfushori tjetër shkatërrues, Xavi Alonso mori një goditje të rëndë në miqësoren kundër Guineas Ekuatoriale, duke lënë fushën e lojës me një kavilje të dëmtuar.Gjithçka ndodhi në minutën e 40-të të pjesës së parë kur Fidjeu kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit bask, i cili duhet t'u nënshtrohet analizave më të detajuara për të zbardhur shkallën e dëmtimit. Trajneri Vincente del Bosque e zëvendësoi menjëherë mesfushorin.Në vendin e Alonsos në fushën e lojës hyri Sergio Busquets dhe sipas informacioneve të para, lojtari ka pësuar një dëmtim serioz në kaviljen e majtë. Në përfundim të ndeshjes, vetë lojtari nuk pranoi të prononcohej për mediat, por siguroi se nuk ka vend për alarm.Tekniku italian duhet të startoi në ndeshjet e radhës me një formacion krejt ndryshe. Pas dëmtimit të Khediras dhe Alonos, Reali tani duhet të besoj në lojtarë të rinjë si Illarramendi, Casemiro e Isco.Modric pritet të jetë dirixhent i mesfushës së Realit, ndërsa krahas tij pritet të luajnë Illarramendi e Isco. 1-4-2-2-2 mund të jetë formacioni i radhës për Ancelottin. Khedira ishte shkatërruesi kryesor i lojës së Realit, ndërsa Ancelotti nuk beson se këtë pozicion mund ta luaj ndonjë mesfushorë tjetër duke krijuar skema ku mund ti angazhoj dy mesfushorë në një detyrë.