Kameruni pret biletën për në Brazil 2014
Kameruni i bashkohet Nigerisë dhe Bregut të Filidishtë në grupin e skuadrave afrikane që sigurojnë kualifikimin në finalet e botërorit Brazil 2014. Pas barazimit në takimin e parë në Tunizi, vendasit fitojnë thellë me rezultatin 4-1 ndaj përfaqësueses afrikano-veriore. Kameruni e zhbllokoi takimin në minutën e 4 me Pierre Webo, për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 30 me Moudandzho.Në fillim të pjesës së dytë, goli i Ahmed Akaichi e hapi përkohësisht çështjen e kualifikimit, por Jean Makun realizoi dygolësh në minutat 65 dhe 86 për t'i dhënë kualifikimin për herë të 7 Kamerunit në Kupën e Botës. Sameul Eto luajti për 90 minuta në këtë sfidë dhe me gjithë polemikat që shkaktoi në konferencën e fundit për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje dha kontributin e tij si titullar në këtë sfidë, pavarësisht se nuk arriti të shënonte qoftë një gol. 32-vjecari, i cili ka debutuar me kombëtaren e Kamerunit që në vitin 1998 në moshën 16-vjeçare, do të marrë pjesë për herë të katërt në botëror në Brazil 2014. Lojtari i Chelseat për momentin po kalon një moment të mirë edhe te Chelsea.