Neymar: Do të bëhem lojtari më i mirë brazilian në botë
“Unë do të bëhem lojtari më i mirë brazilian i të gjitha kohërave”. Është kjo deklarata e Neymarit, e cila tërhoqi vëmendjen e gazetarëve gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Miami të SHBA-së.Një reagim i tillë ka ardhur pas pyetjes nëse ai do arrijë të zëvendësojë dot Messin te Barcelona gjatë dy muajve të ardhshëm. “Nuk më shqetëson aspak dëmtimi i Messit. Unë e kam treguar që në fazat e para të karrierës time se nuk e kam problem të kaloj çdo pengesë për t’u shndërruar në një lojtar të klasit botëror. Atë që po bëj me Barcelonën, dua të realizoj edhe me kombëtaren. Qëllimi im është vetëm një: të shënoj sa më shumë si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen”.21-vjeçari tha se ndihej i lumtur edhe nga rikthimi i Robinhos në “Seleçao”: “Ai ka qenë idhulli im te Santosi. Kur u rikthye të luante atje, e forcuam më tej marrëdhënien tonë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe ai të mos mungojë më te Brazili,- e pëefundoi intervistën Neymar.