Santos zbulon Neymarin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 11:15
Klubi brazilian Santos sërish pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Jo për ndonjë sukses të arritur në kampionatin brazilian, por gjatë afatit kalimtar të transferimeve.Pas Neymarit, të cilin e shiti te Barcelona, ekipi nga Vila Belmiro ka ‘prodhuar’ talentin e radhës.Ai është Neilton, i cili këtë vit ka debutuar me Santosin. 19 vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje ndërsa ka realizuar 4 gola.Sulmuesi brazilian me paraqitjet e shkëlqyeshme ka filluar të zgjoj interesim te klubet e mëdha evropiane.Mediat e huaja raportojnë se Neilton ka oferta nga Manchester United, Inter Milan, Tottenham, Chelsea dhe Sevilla.