Ukraina shokon Francën, Greqia një hap larg Brazilit

Franca ka pësuar një humbje të rëndë në Ukrainë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të play-offit. Në Ukrainë u zhvillua ndeshje e barabartë në pjesën e parë, me ukrainasit që në fushën e tyre kanë një dominim të vogël falë edhe mbështetjes së madhe të tifozerisë.Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytin miqtë ishin më kërkues për të gjetur golin e avantazhit, por do të ishin vendasit ata që do të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 61- me anë të Zozulja, ndërsa Yarmolenko në 83' ktheu në penallti një faull të shkaktuar nga Koscielny në zonë.Ndeshja u tensionua shumë në fund kur Koshilni goditi një lojtar ukrainas dhe me pas Kucheer e ktheu reston pasi ndërhyri shumë ashpër ndaj Riberisë. Edhe pse Ribery në 2 raste të paktën kishte shanse për të shënuar, duhet ta bëjë këtë gjë në Paris pas 4 ditësh, ndryshe do të mbetet jashtë Botërorit.Në Islandë, Kroacia nuk shkoi më shumë se një barazim i bardhë, që përkundër një avantazhi numerik në fushë nga minuta e 50-të nuk arriti të realizonte gol dhe kështu sfida përfundoi pa gola.Në ndeshjet kthyese që zhvillohen në Stade de France (Paris) dhe Maksimir (Zagreb), Franca do të ketë punë të vështirë që të shkrijë disavantazhin prej 2-0 nga ndeshja e parë dhe rrezikon Botërorin, teksa Kroacisë do t'i mjaftonte një fitore minimale të martën.Greqia mbrëmë bëri një hap para për në Botëror pas fitores 3-1 ndaj Rumanisë, golat u shënuan nga bomberi Motroglou, dygolësh për të dhe sulmuesi tjetër Salpingidis. Stancu shënoi për ballkanasit e tjetër që mbajnë shpresat me këtë golin e shënuar në pjesën e parë.