Italia dhe Gjermania ndahen në "paqe"

Italia dhe Gjermania janë ndarë me një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Giuseppe Meazza. Sfida dhuroi gjithçka përveçse në fund nuk nxori dot një fitues.Gjermanët që në minutat e para sulmuan më shumë, duke vendosur diktatin në fushë, ndërsa Italia u mbrojt shumë mirë në prapavijë dhe sulmonte shumë rrezikshëm.Skuadra e Lëv krijoi më shumë raste dhe gjeti rrugën e rrjetën me anë të Mats Humas në minutën e 8-të pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Toni Kros.Reagimi i skuadrës së Prandelit ishte i menjëherëshëm, por nuk ishte e lehtë sepse Gjermania u mbrojt shumë mirë.Goli i barazimit do të vinte në minutën e 28-të nga Ignacio Abae pas një kombini me Tiago Motën. Më pas të dyja skuadrat studiuan lojën e njëra-tjerës dhe e mbyllën pjesën e parë më këtë rezultat.Në fraksionin e dytë të lojës panzerat kërkuan një tjetër gol, por nuk mundën ta gjejnë atë deri në fund. Miqtë arritën vetëm të godasin dy herë shtyllën dhe transversën.Italia nga ana tjetër pati vetëm një rast me Markizion. Minutat e fundit u dominua nga Gjermania. Tiago Mota dhe Kros u përleshën për të treguar se kjo sfidë nuk ishte një miqësore ashtu siç u parashikua.Një provë shumë e mirë për Italinë e Prandelit, që tregoi se skuadra është në rrugën e duhur për të qenë një pretendente në Brazil.