Shqipëria barazim pa gola dhe ndeshje monotone
Shqipëria nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola në miqësoren kundër Bjellorusisë në sfidën e zhvilluar në Antalia të Turqisë. Në një ndeshje tejet monotone në të dy pjesët, trajnerët e të dyja ekipeve kanë eksperimentuar me skuadren duke bërë shumë zëvendësime.Në fakt në pjesën e parë diçka më tepër nga loja ka pasur Bjellorusia, e cila në minutën e 17-të ka patur një rast tejet të volitshëm për gol, por heroi i Shqipërisë ishte Berisha që priti një penallti duke treguar edhe formën shumë të mirë që po kalon.Bjellorusët rrezikojnë sërish me goditje nga jashtë zonës pas 3 minutash por topi fatmirësisht përfundon jashtë kuadratit.Më pas loja ka qenë e ekuilibruar dhe me shumë lëvizje formacioni të të dyja palëve. Në minutën e 35-të Shqipëria do të kishte rastin më të pastër, teksa Shkëlzen Gashi çuditërisht është në zonën kundërshtare më topin nëpër këmbë, të cilin nuk e dërgon dot në rrjetë.Valdet Rama është ndër të paktt në fushën e lojës që edhe në pjesën e dytë me anë të disa driblimeve të tij karakteristike mundohet të gjej hapësira në mbrojtjen kundërshtare, por jo rrjetën. Në minutën e 76-të Orges Shehi bën mrekullinë, duke ndalur jnë goditje me kokë të skuadrës bjelloruse.Në fund një sinjal lëshon edhe Roshi që godet dobët nga jashtë zone dhe topi përfundon shumë larg kuadratit të mbrojtur nga Belanovic.Vlen të përmendet se në këtë ndeshje për Shqipërinë ka debutuar edhe mbrojtësi i majtë, Ermir Lenjani i cili luan me St. Gallenin në Zvicër.Kjo ishte ndeshja e fundit për vitin kalendarik 2013 dhe e para për trajnerin italian Xhani De Biazi pas rinovimit edhe për dy vite të tjera me Shqipërinë.