Finalja e Champions League në San Siro në 2016

Finalja e Champions League më në fund do të kthehet në Itali, 7 vjet pas mbrëmjes së Romës, këtë herë do të jetë San Siro që do të presë finale e kompeticionit më prestigjioz për klubet europiane.Takimi është fiksuar në 2016-ën edhe pse vendimi i Uefas pritej prej muajsh, së fundmi erdhi dhe konfirmimi nga Presidenti i Federatës italiane të Futbollit Giancarlo Abete.Për Italinë është padyshim një goditje e madhe prestigji, madje një goditje e dyfishtë pasi në pranverë do të jetë Juventus Stadium ai që do të presë finalen e Europa League dhe pas vetëm dy vitesh do ti takojë Milanos që ti hapë portat finales më prestigjioze në nivel klubesh.Kjo do të jetë e katërta herë që në Itali do të zhvillohet një finale e Champions League që nga 1992, kur kupa e vjetër e kampionëve ndryshoi lëkurë, duke marrë formatin aktual.Hera e fundit është historia e vitit 2009 në Olimpiko të Romës Barcelona-Manchester United 2-0, ndërsa e para ishte Roma '96 e ndjekur nga Milano 2001, në 2016 do të jetë sërish Milano, duke qenë një prej prej kryeqyendrave futbollistike dhe qyteteve kryesorë të Europës.