Ronaldo apo Ibrahimoviç në Botëror?

Mbrëmjen e sotme do të jetë vendimtare edhe për dy yjet Cristiano Ronaldo ose Zlatan Ibrahimovic . Njëri mes tyre do ta ndjek botërorin nga televizori ndërsa tjetri do ta luaj atë në fushë. Të dy meritojnë të jenë verën e ardhshme në Brazil dhe që të dy do të tentojnë deri në mbrëmjen e 19 nëntorit për të qenë aty, por mbi të gjitha që të dy do të përballen me njëri-tjetrin në distancë.Për nga karakteristikat të dy këto ekipe varen shumë nga këta dy lojtarë, aftësitë e të cilëve i njeh e gjithë bota dhe natyrisht me cilësitë e tyre mund të zgjidhin çdo ndeshje në çdo moment. Cristiano është golashënuesi më i mirë në La Liga me 16 gola në 13 javë , ndërsa në krahun tjetër sulmuesi me origjinë boshnjake i Paris SG ka kontribuar me plot 10 gola në 5 takimet e fundit të klubit parizien. Por nëse shohim golat e tij ajnë me të vërtet spektakolar.Të dy shënuan një 3-golësh gjatë fundjavës së kaluar, respektivisht ndaj skuadrave të tilla si Real Sociedad e Nice. Kompanitë e basteve favorizojnë luzitanin, pasi Portugalia kuotohet me 1,67 që fiton ndeshjen e parë, ndërsa kuota e skandinavëve që triumfojnë brenda në da Luz është plot 5,5. Situata ndryshon kur flitet për kualifikim dhe luzitanët jepen favoritë me koeficentin 1.5, që kualifikohen për në fazën finale, kundrejt 2,5 që kuotohet Suedia.Cristiano sërish është favorit që zhbllokon ndeshjen i pari me koeficentin 4, kundrejt 6 që e ka këtë kuotë 32-vjecari nga Malmo, gjithsesi do të jetë një tjetër përballje në distancë ndërmjet tyre pak a shumë si ajo mes Manchester United e Interit në Champions ku ai që festoi ishte Cristiano, apo pse jo mund edhe të shkojë në favor të suedezit i cili në përballjen e parë me Ronaldo-n, në Spanjë, vulosi me golin e tij të parën El Classico në karrierë.