Uruguai një hap larg Brazilit
Kombëtarja e Uruguajit ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në Kupën e Botës "Brazil 2014". Kombëtarja nga Amerika e Jugut ka fituar ndeshjen e parë Play-Off përballë Jordanisë me rezultatin e pastër 0-5, duke e bërë kështu më te lehtë ndeshjen e kthimit që luhet katër ditë më pas në vendin e tyre.Sfida u zhbllokua në minutën e 22 nga Pereria, i cili mori një assist pas një goditje me kokë të Kavanit. 3 minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë Stuani dyfishoi reuzltatin duke shuar çdo shpresë të Jordanisë për të marrë rezultat pozitiv në fushën e saj. Uruguaj me lojtarë të mëdhenj në përbërje si Kavani dhe Suarez dominoi letësisht edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar tre gola të tjerë. Në të 69 realizoi Lodeiro, i asistuar nga Kavani, ndërsa 9 minuta më pas Rodrigez i coi shifrat në 4-0. Në kohën shtesë shtoi emrin në listën e golashënuesve edhe Edinson Kavani, duke vulosur fitoren e thellë 5-0 të përfaqësueses latino-amerikane, që në sfidën e kthimit thjesht mund të përmirësojë statistikat e në parballjen e dyfishtë me një ekip modest së Jordania.Edhe Meksika prek finalet e botërorit, pasi në takimin e parë të fazës play off mposhti thellë 5-1 Zelandën e re. Për meksikanët shënuan Aguilar, Himenez, dy herë Peralta dhe Marquez, ndërsa golin e nderit për neozelandezët e realizoi James.