Djokovic hedh në "tapet" Nadalin
Novak Djokovic triumfon për herë të tretë në “Mastersin Cup” në Londër. Numri dy i botës kaloi në dy sete numrin një Rafael Nadal duke treguar edhe njëherë fuqinë e tij.Seti i parë ishte i barabartë mes dy tenistëve që kryesojnë aktualisht dhe renditjen e përgjithshme të ATP. Djokovic e nisi më mirë, duke marrë menjëherë një game me brea. Atëherë kur u mendua, se serbi do ta mbyllte setin, Nadal u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në 3-3.Djokovic shfaqi sërish tenisin e tij më të mirë duke marrë tre game radhazi e duke mbyllur në 47 minuta setin e parë në favor të tij. Serbi ishte në një formë të shkëlqyer dhe nuk i dha gati asnjë shans spanjollit që të futej në lojën e tij më të mirë.Edhe në setin e dytë, Djokovic e nisi më mirë duke fituarsërish shërbimin kundërshtarit të tij. Serbi mori kryesimin 2-0 dhe më pas e pati të lehtës menaxhimin e sfidës duke fituar lehtësisht edhe në shërben e Nadal.Djokovic pati championship point e parë në game e nëntë me shërbimet e spanjollit, por Nadal e anulloi përpara se serbi në shërbimet e tij të siguronte dhe pikën që i dha kampionatin, një tjetër sukses që mund të ndikojë edhe në renditjen e ATP.