Schweinsteiger kthehet në 2014-ën
Mediat në Gjermani janë të sigurta që mesfushori Bastian Schweinsteiger nuk do të luaj më për vitin 2013-të.Drejtuesit e Bajernit të Mynihut menjëherë kanë rendur për të qetësuar që të gjithë përkrahësit e tyre duke theksuar se gjërat janë nën kontroll, megjithatë periudha e gjatë e riaftësimit që po përjeton 29-vjeçari bavarez pas operacionit natyrisht ka ngritur dyshime.Lojtari i përfaqësueses në muajin qershor iu nënshtrua një operacioni në kavilje, por i njëjti problem u përsërit sërish dhe dëmtimi i fundit do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës të paktën derin në vitin e ardhshëm. Mediat kanë ngritur dyshimet e tyre dhe kanë komentuar kohën e gjatë të rikuperimit si dhe aftësinë e Schweinsteiger për t'u riaftësuar brenda parashikimeve, duke shtuar se ky është rast i ngjashëm dëmtime të tilla të ngjashme që mesfushori ka pasur edhe në të shkuarën.Drejtuesit e klubit janë kundërpërgjigjur duke theksuar se 29-vjeçari do të kthehet krejtësisht i riaftësuar menjëherë pas pushimeve dimërore dhe do të jetë gati për fazën e dytë të Bundesliga-s. Çështja e rikuperimit të mesfushorit ka ngjallur një debat krejtësisht të kotë në media dhe shtypi gjerman e ka trajtuar shumë sepse ai është një lojtar kyç në skuadrën e Guardiolës.Schweinsteiger ishte një figurë e spikatur e bavarezëve gjatë fitimit të tre trofeve të sezonit të kaluar, ndërsa nën drejtimin e Pep Guardiola-s përpara dëmtimit të fundit 29-vjeçari ka zhvilluar 17 takime gjithsej.