Valmir Berisha, një miks mes Ibrës dhe Van Persit

Talenti shqiptar me pasaportë suedeze, Valmir Berisha po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjes së shkëlqyer në botërorin U-17 ku përfaqësoi vendin nordik.Ai mahniti agjentët e pranishëm në këtë eveniment, kërkon një sistemim të ri dhe për këtë ka folur agjenti i lojtarit, Anders Karlsson, i cili parashikon një të ardhme të madhe për të. Gjatë një interviste për tuttomerkatoëeb Ai thekson se Berisha është një bomber i lindur për zonën e rreptësisë pasi arrin të shënojë përherë gola spektakolarë. Në finalen për vendin e tretë ai shënoi një 3-golësh që konfirmoi cilësitë e tij si lojtar. Karlsson pohon se 17-vjeçari është një miks mes Ibrahimovic dhe Van Persie dhe për të janë interesuar skuadra nga Anglia, Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia.Agjenti shton gjithashtu se skuadra e Halmstad ku luan aktualisht e vlerëson si një lojtar të ri të talentuar por nuk ka dhënë ende një shifër të qartë. Gjithsesi, edhe pse agjenti nuk ka dhënë asnjë detaj rreth ofertave të paraqitura në adresën e klubit suedez, mendohet se Tottenham është paraqitur me një propozim konkret prej 500 mijë Eurosh për të transferuar në Londër djaloshin me origjinë kosovare që po mahnit Suedinë. Ndrëkohë e gatshme më një ofertë sipas mediave angleze është edhe Liverpuli.