Atletiko Madrid dhuron spektakël dhe kualifikohet

Në grupin G, Atletiko Madridi u kualifikua me ritëm të pandalshëm fitoresh për në 1/8 pasi mundi me lehtësi Austrin e Vjenës në "Vincente Calderon".Los Colchoneros kishin nevojë për 11 minuta për t'u zgjuar nga gjumi me Mirandën që përfitoi nga hezitimi në zonë i mbrojtjes mike. Miqtë do të provonin të reagonin por portieri i Atletikos e ndal me trup një rast të pastër duke mbajtur avantazhin minimal.  Disa minuta më pas ishte Raul Garsia që shënoi një gol të bukur me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës së portierit mik. Atletiko Madrid nuk do të ndalej këtu pasi do të kërkonte të shënonte edhe gola të tjerë. Fillimisht ishte Diego Kosta që nuk mundet të shënojë nga reagimi i portierit mik , ndërsa Felipe Kasmiraski shënoi më pas.Pjesa e parë do të mbyllej me ketë rezultat ndërsa në të dytën Diego Kosta nuk është aspak i kënaqur me këtë rezultat teksa do të tentoj disa herë të gjej rrugën e rrjetës. Rastet për të janë të shumta madje humbet edhe një 11 metërsh. Portieri mik vetëm pret pa pushim goditjet e tij, Diego Kiosta revoltohet nga fati i keq ndërsa trajneri Diego Simeone buzëqesh nga stoli. Në minutën e 82-të do të vinte dhe shpërthimi i Diego Kostës që më në fund çlirohet duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij.Në këtë grup gara për vendin e dytë do të jetë një çështje mes Zenitit dhe Portos, pasi rusët nuk mundën të nxjerrin jashtë loje portugezët pasojë e një barazimi 1-1 që regjistruan në shtëpi. Veterani Lucho Gonzales i futi të dridhurat vendasve në minutën e 23-të, por Hulk bëri gjigandin në të 28-tën, megjithatë braziliani u fut në ujë në fraksionin e dytë, kur gaboi penalltinë e fitores.Në këtë grup në vendin e parë është Atletiko Madrid e kualifikuar me pikë të plota 12, Zeniti ka 5, Porto 4 ndërsa Austria e Vienës vetëm 1 pikë.