Siti dhe Chelsea pas Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrtahimovic, kohët e fundit në Angli është i lidhur me një afrim të mundshëm te Chelsea ose te Manchester City. Ai asnjëherë nuk ka luajtur në Premier League dhe do të ishte një aventurë shumë e mirë në rast se transferimi do të kompletohej, po ai për momentin ndjehet shumë mirë në Paris."Në qeshor nuk e dija se ku do të shkoj, por më pas takova presidentin Al Kelaifi dhe ai më tha se jam lojtari më i rëndësishëm në projektin e tij. Të gjithë duan të përjetojnë ëndrrat e tyre. Për mua marrëveshja për ta zgjatur kontratën edhe për një tjetër vit është shumë e mire, pasi në Partis ndjehem i lumtur. Kundërshtarët kanë filluar të kjenë më shumë respekt për ne dhe na vlerësojnë më shumë. Edhe sponsorët janë rritur shumë" - thekson Ibra në një shkrim në “daily ekspres”.Ish sulmuesi i Milanit dhe Barcelonës ka folur edhe për ndeshjen ndaj Suedisë të cilën nuk preferon ta quaj si një përballje me Ronaldon."Nuk është një përballje mes dy lojtarëve por një përballje play-off mes Suedisë dhe Portugalisë. Ai që ka më shumë rëndësi në këto momente është grupi sepse për të pasur sukses duhet të luajnë mirë të gjithë lojtarët".Duke u përqëndruar te kundërshtari, 32-vjeçari thur elozhe për repartin mbrojtës të Portugalisë.Në kulmin e debatit për Topin e Artë 2013, gjigandi me origjinë boshnjake e pranon se mundësitë që ai ta fitojë janë minimale, duke theksuar se në qarkullim ka shumë lojtarë të nivelit të lartë, mes të cilëve Franck Ribery , Leo Messi e Cristiano Ronaldo."Ribery ka zhvilluar një sezon fantastik duke fituar shumë trofe por është edhe Messi, një talent i pastër, i cili ka lindur për të luajtur futboll. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë as Cristiano Ronaldon. Gjithsesi, me kalimin e javëve, Messi dhe Roonaldo janë ata që shkojnë deri në përballjen finale për të trofe" - thekoi Ibrahimovic.