Gerrard: Fergi tentoi të më blinte

Kapiteni anglez, Stiven Xherard për herë të parë u është kundërpërgjigjur shkrimeve të Alex Ferguson në librin e tij, i cili nuk ka fjalë të mira për super yllin anglez."Ferguson ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Unë jam një tifoz i tij dhe mbetem gjithmonë. Për mua ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk prekem nga një shkrim i tij sepse gjatë gjithë karrierës kam pasur lëvdata nga të gjithë njerëzit, po ashtu edhe nga Ferguson. Ai provoi të më blejë mua në një rast, ndoshta edhe në dy. Për mua është e rëndësishme që tani të marr lëvdata nga Brendan Rodgers dhe Roy Hodgson",tha Gerrard.I pyetur se cili futbollist i Liverpoolit i huaj ka qenë më i madhi për të, Gerrard tha: "Luis Suarez ka qenë futbollisti më i mirë që kam luajtur në Liverpool. Kundërshtarin më të madh në fushë që kam pasur është Lionel Messi. Për mua Messi mbetet lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit. Ndeshja më e madhe për mua si lojtar i Anglisë ka qenë fitorja me Gjermaninë me rezultat 5:1 në vitin 2001?, tha Gerrard.Gerard e ka pasur shumë herë si kundërshtarë skaudrën e Ferguson gjatë qëndrimit të tij te Liverpul si kapiten. Marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak të mira dhe këto lidhen edhe me faktin që Ferguson në librin që ka shkruar, ka thënë fjalë jo të mira për të. Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ka thënë se ëndrra e tij është që ta bëjë krenar shtetin e tij në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Brazil."Tre Luanët" është kualifikuar për këtë garë pasi përfunduan të parët në grupin e tyre dhe legjenda e Liverpoolit e ndjen se sfida e vetme e djelmoshave të Roy Hodgsonit është që të kalojnë çerekfinalet."Ëndrra do të ishte sikur ne të ktheheshim me sukses nga gara dhe të gjithë të ndjeheshin krenarë me ekipin", ka thënë Gerrard për Daily Mail. "Do të ishte mirë që të na duartrokasin kur të kthehemi në shtëpi. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse kalojmë çerekfinalen"- përfundoi ai.