Boateng mohon zërat për largim

Mbrojtësi Jerome Boateng ka hedhur poshtë zërat për mosmarrëveshje me Bayernin e Mynihut për shkak të paraqitjeve jo në nivelin e kërkuar. Lojtari i kombëtares gjermane nuk e pranon se shoqëria i ka lëshuar një ultimatum duke e kërcënuar me shitje nëse nuk do të përmirësonte nivelin e lojës gjatë këtij sezoni. Një gjë të tillë e konfirmoi ish mesfushori i skuadrës bavareze, Mehmet Scholl."Kjo nuk është e vërtet. Jam shumë i habitur nga ajo çfarë është thënë. Sigurisht që ne diskutojmë herë pas here por asnjëherë nuk ka pasur kërcënime të këtij lloji dhe shoqëria nuk ma ka treguar derën asnjëherë"- tha Boateng.Boateng ka falenderuar presidentin Uli Hoeness që ka lëshuar fjalë të mira në drejtim të tij, për të këto janë një stimul i madh për të dhënë maksimumin edhe në të ardhmen me këtë fanelë."Janë fjalë vërtet speciale për mua. Më vjen shumë mirë që presidenti Uli Hoeness më lavdëron dhe ndihem mirë gjithashtu kur jap një ndihmë të madhe për skuadrën në fushën e lojës"- tha mbrojtësi ganez për SportBild. Ai luan sezonin e tretë me bavarezët dhe deri më tani ka zhvilluar 224 ndeshje dhe shënuar vetëm 4 herë.