Ançeloti më i mirë se Murinjo
Thonë se dashuritë e vjetra nuk harrohen. Nën efektin e kujtimeve të Murinjos ku shumë tifozë madrilen ende duan rikthimin e tij, faktisht që Karlo Anceloti me të dhënat e tij ka bërë një përmirësim të vogël në numrat e portugezit në sezonin e tij të fundit me galaktikët.Në vitin e tretë dhe të fundit në stolin e merengues, në la Liga, Reali kishte një diferenc prej 11 pikësh deri në 13, duke e krahasuar me 8 që është aktualja. Reali ka 5 pikë më shumë se në sezonin e kaluar. Për më tepër në Champions sezonin e kaluar mundën Borussian e Dortmundit dhe më pas dolën të dytët në grup, e cila rezultoi si një fakt negativ, pasi në raundin tjetër patën një duel të komplikuar me Manchester United, duke rrezikuar për pak edhe eleminimin nga Evropa.Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre të dhënave, Karlo Ancelotti është në provat e para për të arritur nivelin e pritur, pasi madrilenët për momentin i gëzohen faktin se kanë 31 pikë ndërsa 1 vit me parë vetëm 26. Në Champions League ka 10 pikë dhe vulosi kualifikimin në grup dhe me shumë mundësi edhe në vendin e parë të siguruar praktikisht.Por një fakt më negativ se sezoni i kaluar lidhet me pësimin e golave. Galaktikët kanë pësuar 7 gola më shumë se në sezonin 2012-2013,Klasifikimi reflekton për përmirësime nën drejtimin e Ancelotit në krahasim me epokën e Murinjos, duke e lidhur me faktin se Mou e mbylli sezonin pas asnjë trofe të fituar. Ne sezonin 2011-12, në të cilën Reali e përfundoi si kampione me 100 pikë, galaktikët kishin 34 pikë, tri më shumë se tashmë, dhe 12 nga 12 të mundshme në Champions League.