Diego Kosta grumbullohet nga Spanja
Diego Costa më 16 Nëntor do të debutojë zyrtarisht me fanellën e Spanjës. Trajneri i kampionëve të Botës dhe Europës, Vincente Del Bosque grumbulloi për herë të parë, ashtu sic kishte premtuar, sulmuesin me origjinë braziliane, për të cilin Federata Spanjolle e Futbollit pati një përplasje të fortë me atë braziliane për të siguruar shërbimet e tij.Lojtari i Atleticos është përfshirë në listën e iberikëve, për dy miqësoret me Guinenë Ekuatoriale dhe Afrikën e Jugut, të cilat janë në program për t'u luajtur në datat 16 dhe 19 Nëntor.Ndeshjen e parë me fanellën e La Roja, Diego Costa pritet ta luajë në transfertën e Malabos dhe gjatë këtyre muajve, nëse sulmuesi do të arrijë të bindë Del Bosquen, atëherë do të ketë mundësinë të sigurojë dhe një vend për në Botërorin e Brazilit, që është dhe vendi i tij i origjinës. Bashkë me lojtarin e Los colchoneros, për këto dy miqësore, janë thirrur dhe Negredo i City-t, Villa i Atleticos dhe Pedro i Barcelonës, ndërsa Fernando Torres është i dëmtuar.Më në fund lojtari me origjinë braziliane do të ketë mundësine të tregoj klasin e tij edhe me kombëtaren spanjolle pasi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 13 gola dhe duke qenë në krye të golashënuesve së bashku me Ronaldon.