Anglia pa yje ndaj Kilit dhe Gjermanisë

Përfaqësuesja e Anglisë po përgatitet për dy miqësoret e radhës . Ekipi i Roy Hodgson aktualisht po stërvitet në tjetër qendër stërvitore , për dy miqësoret radhazi që do të luajë në Wembley ditën e premte dhe të martën e ardhshme respektivisht ndaj Kilit dhe Gjermanisë.Përfaqësuesja e Anglisë la qendrën e përhershme stërvitore National Football Centre, për t'u zhvendosur në Londër, në vendin ku stërvitet Arsenali, për shkak të shpërthimit në masë të një virusi që shkakton probleme në stomak. Skuadra e Roy Hodgson është prekur nga dëmtimet e shumta që kanë lënë jashtë ekipit emra të rëndësishëm, si kapiteni Steven Gerrard, por gjithashtu edhe lojtarët e tjerë Kyle Walker, Michael Carrick e Danny Welbeck.Kundërshtari i radhës, Kili, ka futbollistë të mëdhenj si Vidal apo Sancez ndaj edhe tre luanët e dinë shumë mire që kjo miqësore do të jetë shumë e vështirë.Për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar në skuadër ka mbërritur treshja e skuadrës që aktualisht mban vendin e tretë në Premier League, Southampton, Rickie Lambert, Adam Lallana, Jay Rodriguez.Në mungesë të Steven Gerrard shiritin e kapitenit pritet ta mbajë një tjetër lojtar me më tepër se 100 ndeshje me përfaqësuesen e "tre luanëve", Frank Lampard. Ndeshja e ditës së premte përballë Kilit është e para për Anglinë, që pas triumfit 2-0 ndaj Polonisë në Wembley, falë të cilit futbollistët e skuadrës së Roy Hodgson siguruan kualifikimin për në botërorin e Brazilit.