Valdes, te Monaco për 60 milionë euro

E ardhmja e Portierit të Barcelonës, Viktor Valdes dukete  orientuar drejt Francës. Sipas gazetave spanjolle ai mund të bëhet portieri më i paguar i botës pas largimit nga Barcelona në fund të këtij sezoni.Portieri spanjoll nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën aktuale pasi kërkon stimuj por të dhënat e fundit flasin ndryshe sepse mund të jetë paga ajo që ndikon në vendimin e portierit të kombëtares spanjolle.Monaco i ofron plot 15 milionë Euro në sezon dhe nëse gjithçka formalizohet, atëherë Victor Valdes do thyejë çdo rekord, që nga Gianluigi Buffon dhe deri tek rivali i tij në kombëtare, Iker Casillas. Me kontratën 4-vjeçare që Valdes do të nënshkruajë me skuadrën e principatës, praktikisht do të nisë edhe një revolucion sepse asnjë portier më parë nuk ka përfituar më shumë se 6 milionë në sezon.Monaco po përfiton nga fakti që Valdes do të transferohet me parametra zero, çka lehtëson sakrificat financiare për të transferuar në Francë numrin 1 të Barcelonës. Nga ana tjetër, Valdes do të thyente edhe një tjetër rekord pasi do të bëhej futbollisti më i paguar në vendin transalpin, madje edhe më i paguar se vetë Zlatan Ibrahimovic.Dhe pas gjithë zërave që kanë nisur të qarkullojnë në lidhje me pagën e ardhshme të Valdes, natyrshëm lindj pyetja: A i vlen ky portier gjithë këto para? Shumë mendojnë që jo sepse niveli i tij nuk është testuar asnjëherë në kapacitet të plotë sepse pas krahëve të tij ka një skuadër, e cila rrallëherë lejon kundërshtarët të shënjestrojnë portën e saj dhe në këtë mënyrë, portierit 31-vjeçari e ka të vështirë të ngrohë dorashkat e tij.