Barcelona mund lehtësisht Milanin

Milani është thyer edhe në Champions League. Kuqezinjtë ende nuk e kishin provuar shijen e humbjeve në kompeticionin më të rëndësishëm Evropian dhe mbrëmë u thyen lehtësisht në "Kam Nou". Disfata e djeshme është në vazhdimësinë e rezultateve negative të kohëve të fundit që po shoqërojnë klubin kuqezi në të gjitha kompeticionet.Nuk ka dritë në fund të tunelit për skuadrën e Alegrit që gjendet në disavantazh që në minutën e 30-të, kur Messi realizon një 11-metërsh, të fituar nga Neymar që u pengua në mënyrë të parregullt nga Abate. Pas vetëm 5 minutash Buskets dyfishon rezultatin, pas një gjuajtje me kokë por në pozicion jashtë loje. Më pas Pike mendon ta dërgoj topin në portën e tij, duke ngushtuar diferencën e golave.Në fraksionin e dytë të lojës në fushë hidhet edhe Balotelli që tregon në disa raste dhe pak nga klasi i tij duke kaluar me lehtësi Maskeranon. Ndërkohë që kuqezinjtë shpresonin dhe besonin në golin e barazimit, do të ishte Leonel Messi, që mbyll sfidën në minutën e 83 pas një aksioni të bukur personal duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar 3-1.Në përballjen tjetër të Grupit H, Ajaxi e ka mposhtur Celticun me golin e vetëm të shënuar nga Lasse Schone në minutën e 51-të. Pas katër ndeshjeve të para Barca është me një këmbë në 1/8-t, me 10 pikë në grup, ndërsa Milan me vetëm 5 pikë, i ndjekur nga Ajaksi me 4 pikë dhe Celtic me 3.