Kualifikohen Fiorentina, Valencia dhe PSV
Fiorentina ka marr një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Pandurit duke hedhur një hap të sigurt për të kaluar në fazën tjetër të Europa League. Vjollcët u gjendën në disavantazh në minutata e para të ndeshjes.Montela e nisi ndeshjen me lojtarët rezervë. Në minutën e 32-të vendasit kaluan në avantazh me anë të Oliberam ndërsa Fiorentina shënoi më pas dy gola me anë të Motan dhe Valeron. Me këtë fitore Fiorentina siguruar kalimin për më tej në grupin E dhe tashmë mund të mendoj vetëm për Serinë A.Nuk ka qenë aspak një mision i lehtë misioni për të fituar për skuadrën e Valencias në një transfertë të vështirë nda St Gallenit. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Piatin, por më pas u barazuan nga vendasit. Minutat kalonin dhe presioni binte mbi Valencian, e cila e detyroi kundërshtarin të luante me dhjetë lojtarë. U mendua se gjithçka do të ishte e lehtë, por ishin sërish vendasit që kaluan në avantazh, dhe ja bënë të vështirë ekipit spanjoll. Në minutat e fundit ata hidhen të gjithë në sulm dhe arrijnë të përmbysin rezultatin. Piati në fillim dhe Kanales shënuan golat e fitores.PSV ka arritur një fitore shumë të rëndësishme duke fundosur në fund Dinamon e Zagrebit. Kjo fitore e mban skuadrën hollandeze në vendin e dytë në grup. Që në minutat e para dominimi I vendasve u duk ndjeshëm duke zhbllokuar rezultatin me Adam Maher. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat ndërsa në të dytën vendasit dyfishuan shifrat