Tata Martino: Edhe ne në krizë si Milan
Në prag të sfidës ndaj Milanit, ka folur trajneri i Barcës, i cili kërkoi të karikonte skuadrën teksa u mundua të bëjë një paralelizëm me krizën e Milanit."Milani është në krizë? Atëherë jemi barazim sepse edhe ne ndodhemi në krizë. Le të bëhemi seriozë. Dëgjoj shpesh që po kalojmë një moment jo të mirë. Jam dakort vetëm pjesërisht sepse një skuadër duhet të përmirësohet çdo ditë dhe ne duhet të punojmë më shumë për të arritur formën optimale të disa lojtarëve. Milani është një skuadër me histori të mëdha dhe ka lojtarë shumë të mirë".Më pas ai foli për skuadrën e tij duke kërkuar përqëndrim maksimal."Mendoj se do të jetë një ndeshje e ashpër. Nuk mund të luajmë si në përballjen e parë kur Milani na imponoi ritmin. Duhet të jemi të përqëndruar pasi ato si në ndeshjen e parë do të mbyllen në fushën e tyre. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për kreun e klasifikimit".Lionel Messi po kalon një moment jo shumë pozitiv në aspektin personal, por Martino nuk shikon asnjë shqetësim"Mund të them vetëm se jam shumë i lumtur që stërvis një lojtar si ai. Është e vërtetë që nuk shënon që prej 4 ndeshjesh por kjo nuk ka aspak rëndësi. Lionel vjen pas dy dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe duket qartë që nuk e ka fituar ende formën optimale, besoj se do të rikthehet shumë shpejtë".Në fund edhe një koment për stilin e lojës që Barcelona po aplikon këtë sezon. Blaugranat janë larguar disi nga tika taka e famshme por Martino thekson se në këndvështrimin e tij nuk ka shumë rëndësi mbajtja e topit por efikasiteti. Blaugranët pritet të luajnë sonte me këtë formacion: 4-3-3.Në portë do të luaj Valdes, në mbrojtje Adriano, Pujol, Pike, Alvesh, në mesfushë do të jenë Iniesta, Buskets, Fabregas, ndërsa në vijën e parë të sulmit do të luajnë Nejmar, Mesi dhe Pedro.