Fiton Chelsea, zgjohet Eto'o

Chelsea pothuajse hipotekon kualifikimin në Grupin E, falë luanit Samuel Eto'o që shënon një dygolësh në suksesin 3-0 ndaj Schalkes në "Stamford Bridge".Në takimin e zhvilluar në “Stemford Brixh” sinjalin e parë e japin miqtë me anë të talentit Jualian Draksler që e dërgon topin gjitur me shtyllën e portës së protierit Çeh. Disa minuta më pas Draksler dhuron spektakël mes mbrojtësve të bluve ndërsa Shurle godet bukur nga një goditje e lirë që pritet nga portieri mik. Sulmuesi kamerunas Samuel Eto  megjithatë në golin e parë merr një dhuratë starosferike nga Hildenbrandt, që bën xhiro me topin në zonë përpara se ta përplas në këmbët e Eto's për golin e disavantazhit.Edhe në fraksionin e dytë të lojës miqtë nuk janë aspak inferior dhe dhurojnë një lojë të bukur,Draksler sërish është pranë golit por fati dukej se nuk ishte me të. Në minutën e 54-të Eto shërbehet në mënyrë perfekte nga Willian për golin e 2-0.Chelsea megjithatë nuk ka mbaruar me golat, pasi Demba Ba shënon dhe të tretin në minutën e 83-të. Goli i sulmuesit të Chelseat është spektakolar dhe ja vlen ta shohësh disa herë. Steaua Bukureshtit i rrëshqet nga duart një fitore historike në "St Jakob" pasi goli i Piovacari barazohet nga Sio në kohën shtesë.Pas katër ndeshjeve të para në grupin E Çelsi kryeson me 9 pikë e ndjekur nga Shalke me 6, Bazeli me 5, ndërsa Steaua është në fund me vetëm 2 pikë.