Moyes pret luftë të hapur për titull
Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka parashikuar luftë të hapur për titull të Premier League për këtë vit, pasi skuadra e tij mposhti të dielën në "Old Trafford" Arsenalin me rezultatin 1:0.Me fitoren e arritur ,Unitedi tani është pesë pikë larg Arseanlit që kryeson me 25 pikë, dhe zë vendin e pestë. Para Unitedit, janë Liverpooli me 23 pikë, Southamptoni me 22 dhe Chelsea më 21. Ndërkohë nga 20 pikë, sa Unitedi kanë edhe Evertoni e Tottenhami, ndërsa një më pak e ka Machester City që zë pozitën e tetë."Nuk besoj se ndonjë skuadër do të shkëputet. Mendoj se do të ketë shumë ndryshime. Do të jetë një luftë e hapur për titull këtë vit. Do të ketë edhe disa shokime", ka thënë skocezi Moyes.Unitedi ka bërë një start të dobët këtë vit, mirëpo tani është kaluar."Ne po përmirësohemi vazhdimisht dhe shpresoj të jemi edhe më të fortë në muajt në vijim. Manchester Unitedi ishte kampion në edicionin e kaluar dhe shumë njerëz sivjet kanë larguar shumë shpejt nga lufta për titull skuadrën. Unë shpresoj që në fund të sezonit të mos jemi aq larg", tha Moyes. Drejtimin e Unitedit ai e mori këtë verë, duke e zëvendësuar trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson, i cili u largua. Goli i fitores kundër Arsenalit erdhi pas një goditjeje nga këndi të Wayne Rooneyt dhe u shënua me kokë nga Rovin Van Persie."Lojtarët e mëdhenj shënojnë gola fantastikë në ndeshjet e mëdha dhe Robini është lojtar i madh. Edhe krosimi i Rooneyt ishte fantastik. Të dy janë fenomenalë", ka shtuar Moyes. Për Unitedin fitorja e së dielës ishte e treta me radhë në kampionat dhe e katërta në pesë javët e fundit.