Lacio fiton, shkëlqen Berisha
Lacio më në fund ka arritur të buzëqesh dhe këtë gjë e ka bërë në Evropë. Skuadra e Petkovic ka siguruar një fitore të ngushtë ndaj Apollonit në shifrat 2-1. Bardhekaltrit nga minuta e parë kanë hedhur në fushën e lojës edhe portierin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, Etrit Berisha. Vendasit e nisën lojën shumë më mirë duke krijuar shanse shënimi. Flokari ishte i pari që zhbllokoi rezultatin duke përfituar nga vendosja e gabuar e mbrojtjes kundërshtare. Vetëm kaq mjaftoi që sulmuesi të shpërthente sërish në zonë pas disa minutash duke goditur bukur me kokë.Në minutat në vijim Apolloni provoj të ndryshoj dicka në lojën e saj. Duhet theksuar se portieri Berisha tregoi një formë shumë të mirë duke qenë I sigurt në katërkëndësh. Skuadra qipriote shënoi në fundin e pjesës së parë golin e vetëm. Minutat e fundit ishin të mërzitshme dhe nuk prodhoi asnjë rast të tjetër shënimi. Me këtë fitore Lacio ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Vendi I parë në këtë grup mbahet nga Trabzonspori e cila mundi Legian e Varshavës 0-2.Në ndeshjet e tjera Tottenhami mori pike të plota mundi pastër 2-1 Sherif Tiraspolin. Pas katër takimeve të para gjelat e Londrës kanë siguruar një biletë për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve. Në këtë takim ka luajtur edhe ish-lojtari I Romës, Erik Lamela I cili ka një kohë të gjatë që nuk është aktivizuar.Ndërkohë Lioni edhe mbrëmë me Rijekën. Francezët nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi 1-1.