Një vit për tu harruar ….

Ky definitivisht nuk ishte viti i Messit. Ylli argjentinas u përball me disa lëndime gjatë 2013-ës, të cilat nuk e lanë t'i shfaq vlerat e tij.Fytyra e tij tregon më së miri gjithçka. Messi është lodhur nga lëndimet, ai nuk po mund t'i heq qafe problemet muskulore, të cilat bënë që ai të ketë rënie të formës. Lëndimi i tij i fundit nënkupton se ai e ka humbur vitin 2013 dhe e mbyll kështu një vit të tmerrshëm.Gjithçka kishte nisur më 2 prill në “Parc des Princes”, kundër PSG-së. Aty filloi tërheqja e tij muskulore. Ai e mbylli më pas sezonin si është më së miri dhe shkoi në pushime. Pas shumë verash, Messi e pati mundësinë të pushonte mirë, pasi këtë verë nuk kishte as Olimpiadë, as Botëror e as Kupë të Amerikës. Gjithashtu, ai pati probleme me lëndim edhe në turneun parasezonal në Azi. Menjëherë pas kësaj, 'Pleshti' pësoi lëndim sërish në Superkupën e Spanjës ndaj Atleticos.Pasi u kthye, jo shumë kohë më vonë ai u lëndua sërish në fund të shtatorit, në ndeshje me Almerian. Kurse, lëndimi i fundit ishte ai ndaj Betisit, fundjavën që shkoi. Messi e mbyll kështu vitin me 42 gola të shënuar, një numër ky shumë larg atij të viteve të kaluar. Messi kishte shënuar 58 gola gjatë viteve 2010 e 2011. Më 2012, ai kishte arritur rekord prej 90 golash për një vit. Kjo falë asaj që Messi nuk kishte probleme me lëndime.Messi do t'i humb minimumi 10 ndeshje, prej tyre 5 në La Liga, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Copa del Rey. Ai do të mungojë në ndeshje me Granadan (23 nëntor në Camp Nou), Athletic de Bilbaon (1 dhjetor në San Mamés), Villarrealin (14 dhjetor në Estadi), Getafen (22 dhjetor në Coliseum) e ndaj Elches (4 ose 5 janar). Në Champions, ai do t'i humb ndeshjet me Ajaxin (26 nëntor në Amsterdam) dhe atë ndaj Celticut (11 dhjetor në Camp Nou). Në Copa del Rey, ai do t'i humb ndeshjet ndaj Cartagenas (8 e 18 dhjetor) dhe ndaj njërit prej ekipeve Girona ose Getafe, më 8 janar të vitit të ardhshëm.