Januzaj lojtari i muajit te United

Adnan Januzaj është shpallur “Lojtari i Muajit Tetor të Manchester United” nga fansat e ManUtd.com, të Twitter dhe nga gjashtë ueb-faqet e gjuhëve të huaja të klubit.Mesfushori 18-vjeçar ka mbledhur 42 për qind të votave duke mundur kështu në garë Wayne Rooneyn (që ishte shpallur lojtari i muajit shtator) me (34%) dhe David De Gea (24%). Ky çmim për Januzajn kompleton një muaj të mrekullueshëm në të cilin Adnani shënoi dy herë kundër Sunderland, nënshkroi një kontratë të re dhe pati paraqitjen e parë evropiane kundër Real Sociedad.Pas marrjes së këtij trofeu, Januzaj falënderoi përkrahësit e tij të shumtë. "Jam shumë i lumtur që e fitoj këtë çmim, posaçërisht pasi që është votuar nga fansat, të cilët më kanë përkrahur aq shumë mua. Andaj, faleminderit shumë që më keni votuar", ka thënë Januzaj."Është ndjenjë e bukur kur ju vlerësohet performanca në fushë por e di se më duhet të punojë më shumë dhe të vazhdoj të përparoj si lojtar. Do të mundohem të kontribuoj në ekip kurdo që luaj dhe shpresoj se do ta bëjë punën time në një sezon të suksesshëm", ka theksuar ai.Përveç çmimit si Lojtari i Muajit, klubi do të dhurojë edhe 500 sterlina në një shoqatë bamirëse të cilën do ta zgjedhë vetë Januzaj.