Bajern dhe Siti fitojnë dhe kualifikohen
Në Grupin D, Bajerni i Mynihut dhe Manchester City kanë arritur të presin një biletë për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, teksa ju mbetet vetëm të përcaktojnë se cila do të jetë kokë grupi. Edhe pse me shumë ndryshime në formacion, bavarezët siguruan një fitore minimale ndaj Viktoria Plzen. Ndeshja nuk u vendos në asnjë moment në dyshim nga gjermanët, të cilët e kërcënuan herë pas here portën e vendasve. Pas disa tentativave në pjesën e parë dhe të dytë, Bayerni gjen rrugën e rrjetës më anë të Madzukic.Më këtë fitore skaudra e Guardiolës siguroi fitoren e nëntë radhazi në Champions, duke barazuar rekordin e Barcelonës të sezonit 2002/2003. Ndërkohë Manchester Siti nuk hasi asnjë problem ndaj CSKA së Moskës të cilën e mposhti lehtësisht 5-2. Kjo ishte fitorja e tretë për ekipin e Pelegrinit, që është shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës dy herë me Agueron, përpara se dhe Negredo të vendoste tre herë firmën e tij në fundin e rrjetës ruse. Ndërkohë që në mes, Dumbia shkurtoi provizorisht rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë sërish po ai shënoi dhe të dytin për CSKA.Pas takimeve të djeshme në Grupin D Bajerni është në krye të grupi me pikë të plota 12, Manchester Siti ka 9, CSKA e Moskës ka 3, ndërsa Viktoria Plzen nuk ka asnjë pikë në fund të tabelës.